Google ADS

United nënshkruan kontratë 10-vjeçare me Adidas, për 900 milionë funte

19:44 | 31 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Manchester United ka rënë dakord për një zgjatje 10-vjeçare të kontratës me partnerin e tyre, Adidas.

Marrëveshja duket se do të ketë një vlerë minimale prej 900 milionë funte, shkruan BBC, transmeton Arbresh.info.

Marrëveshja e re e United me prodhuesin gjerman të veshjeve zgjat deri në qershor 2035, me marrëveshjen e tyre të mëparshme 10-vjeçare që kishte vlerën 750 milionë funte.

Mendohet të jetë marrëveshja më e madhe në historinë e Premier League, bazuar në të ardhurat për sezon.

Chelsea nënshkroi një marrëveshje prej 900 milion £ me Nike në 2016, por që mbulonte një periudhë 15-vjeçare nga 2017.

“Marrëdhënia mes Manchester United dhe Adidas është një nga më ikonat në sportin botëror”, tha shefi ekzekutiv i United, Richard Arnold.

Partneriteti i fundit i dy palëve filloi në fillim të sezonit 2015-16, me Adidas që kishte furnizuar fanellat e United edhe nga 1980-1992./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme