Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Sipas njoftimit, ky memorandum ka për qëllim qasjen e noterëve në të dhënat e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës përmes digjitalizimit të sistemit noterial, shkruan Arbresh.info.
“Ky memorandum i bashkëpunimit, i cili ka për qëllim mundësimin e qasjes së noterëve në të dhënat e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës përmes sistemit digjital, u nënshkrua pas atij me Ministrinë e Punëve të Brendshme për qasjen në të dhënat e Agjencisë së Regjistrimit Civil, ndërsa do të pasohet me memorandumin tjetër me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për qasjen në të dhënat e Agjencisë Kadastrale të Kosovës.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë në Facebook.
Ndër të tjera në njoftim thuhet se “me këto memorandume bëhet përcaktimi i procedurave për shkëmbimin e të dhënave, përcaktimi i rregullave të sigurisë, procedurave përkatëse për qasje dhe përdorim të të dhënave, si dhe krijimi i lehtësirave të nevojshme administrative për bashkëpunim ndërinstitucional në mes të institucioneve respektive me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të shërbimit të noterisë.”
Sipas Ministrisë, digjitalizimi i sistemit noterial në Kosovë do të mundësojë harmonizimin e të gjitha procedurave të të brendshme në një sistem të centralizuar e të ndërlidhur që mundëson qasje më të lehtë në shërbime, informata të sakta e të verifikuara në kohë reale./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...