Google ADS

Zbulohen detaje nga kontrata e re e Lautaro Martinezit me Interin

16:57 | 31 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Lautaro Martinez ka vendosur t’ia përkushtoj të ardhmen Interit.

Ai u konfirmua si kapiteni i ri i Interit, duke treguar rendësin e tij në projektin e Simone Inzaghit.

Agjenti i yllit, Alejandro Camanokonfirmoi se sulmuesi ka pasur oferta këtë verë, por theksoi se si klienti i tij është i lumtur me “Nerazzurrët”, transmeton Arbresh.info.

Dhe tashmë kanë filluar negociatat për një ofertë të re.

Sipas raportimeve kontrata e re e argjentinasit do të zgjasë deri në vitin 2028 dhe paga e lojtarit do të jetë 7.5 milionë euro plus bonuse në marrëveshjen e re.

Që nga ardhja e tij në Inter në vitin 2018, Lautaro ka shënuar 102 gola dhe ka dhënë 36 asistime, duke u përmirësuar vazhdimisht me kalimin e viteve.

Ai ishte pjesë e skuadrës së Argjentinës që fitoi Kupën e Botës 2022, por nuk u shfaqi shumë në Katar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme