Sergio Ramos është larguar nga Paris Saint Germain pas dy viteve qëndrim.
Qendërmbrojtësi spanjoll ka mbetur lojtar i lirë dhe duket se tanimë ka vendosur se ku do ta vazhdoj karrierën.
Edhe pse flitej për një rikthim të tij te Sevilla, një gjë e tillë nuk do të ndodhë pasi palët nuk kanë gjetur marrëveshje për detajet financiare.
Ramos ishte gati të ulte ndjeshëm pagën e tij, por përsëri te Sevilla nuk ishin në gjendje të bënin sakrificë financiare.
Kësisoj qendërmbrojtësi veteran karrierën do ta vazhdoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gazeta katalunase Mundo Deportivo ka raportuar se Sergio Ramos është afër arritjes së marrëveshjes me amerikanët e Los Angeles FC, ekip ku pritet të formojë dyshen e mbrojtjes me Giorgio Chiellinin.
37-vjeçari ka gjetur marrëveshjen totale me klubin amerikan, derisa ditëve të ardhshme pritet zyrtarizimi i tij.
Kësisoj për Ramosin sërish do të jetë dueli me Lionel Messin pas përballjeve që kishin dyshja sa ishin pjesë e La Ligas në Real Madrid dhe Barcelonë. /Telegrafi/
Avatanzhi strategjik i raketave amerikane me rreze të gjatë ...
Rama: Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, dy...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...