Abdixhiku pret në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, e njofton për planin 7 pikësh për daljen nga kriza

14:47 | 31 Korrik 2023
E.G

Kryetari i Lidhjes Demorkratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku  ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

Në këtë takim, Abdixhiku e njoftoi ambasadorin, për qëndrimet e LDK-së karshi situatës për “planin 7 pikësh për daljen nga kriza” ashtu si dhe për takimet me akterë të ndryshëm në Kosovë, bën të ditur LDK përmes një postimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.

“Abdixhiku shprehu shqetësimin e tij për përçarjen dhe polarizimin e skajshëm të shoqërisë tonë nga pushteti si dhe shpalosi alternativën për ta kaluar këtë krizë si rrugë e re për Republikën tonë.”, thuhet në njoftim.

“Gjatë takimit u diskutua dhe për gjendjen e përgjithshme politike në vend si dhe thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen me OSBE-në në dobi të forcimit të institucioneve demokratike të vendit si dhe të qeverisjes së mirë.”, thuhet tutje.

Ndër të tjera,  Abdixhiku theksoi rëndësinë për gjithë mbështetjen e OSBE-së ndaj institucioneve tona./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme