Google ADS

Konjufca priti në takim shefin e Zyrës Belge, flasin për mundësin e thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë

14:48 | 31 Korrik 2023
E.H

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës Belge në Kosovë, Julien Sassel.

Konjufca me Sassel bisedoi për raportet dypalëshe, zhvillimet aktuale politike në vend e rajon dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit të ndërsjellë, përcjell Arbresh.info.

Përmes një komunikate për media nga drejtoria për media e Kuvendit bëhet e ditur se Konjufca i vlerësoi marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe përkrahjen e vazhdueshme që Belgjika i ka dhënë ndër vite Republikës së Kosovës në proceset e shtetndërtimit, zhvillimit dhe integrimit euroatlantik.

Shefi i Zyrës Belge, Julien Sassel, e falënderoi Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e shtetit belg për vazhdimin e mbështetjes së Kosovës, me theks të veçantë në proceset nëpër të cilat po kalon shteti ynë.

Në takim, ndër të tjera, u ritheksua përkushtimi dhe gatishmëria e dyanshme për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme