Haradinaj kërkon sërish mbështetje për mocionin

12:58 | 31 Korrik 2023
E.G

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj tha se Kosova është në një gjendje të rrezikshme, për shkak të mënyrës së qeverisjes së Qeverisë aktuale.

Këto komente ai i bëri në fillim të takimit me përfaqësues nga ekonomia, me bizneset e sektorit privat si punëdhënësit më të mëdhenj në vend.

Ai shtoi se dëmi që po i shkaktohet vendit është i madh, prandaj edhe kanë propozuar mocion mosbesimi.

Për këtë ai edhe një herë ka bërë thirre që propozimi i tyre të ketë mbështetje.

“Ne të gjithë e dimë që situata politike është e vështirë. Kosova është në një krizë të rrezikshme. Mënyra e qeverisjen po e dëmton substancën kush jemi ne”.

“Qeveria Kurti e ka zhytur Kosovën, e ka sjell në një situatë të rrezikshme. Ne i kemi propozuar Parlamentit një opsion për me ndryshuar gjendjen, çdo mekanizëm i ka instrumentet e veta”.

“Mocioni i mosbesimit, para se populli me reaguar kundër diçka të rrezikshme duhet te reagojnë përfaqësuesit e popullit”.

“Rreziku na detyron me shkuar në mocion mosbesimi. Besojmë shumë që në një moment të caktuar, mocioni i mosbesimit kryen punë”./eo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme