Ministrja e Industrise, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka njoftuar se Komisioni për riverifikimin e dosjeve të bizneseve të regjistruara i themeluar më 6 korrik se 48 prej 660 dosjeve të rishqyrtuara, kanë rezultuar me emëritime kundërkushtetuese duke e e paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë.
Sipas njoftimit, Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) ka nisur sot hapat administrativ të parashikuar me ligj, duke nxjerrë vendime për shfuqizimin e certifikatave të 5 bizneseve në mesin e 48 prej tyre, shkruan Arbresh.info.
“Këto 5 biznese, në dokumentacionin e pronarëve apo përfaqësuesve të autorizuar, kanë përmbajtje antikushtetuese si në vijim: “Gnjilane – Serbi”; “Pristina – Serbi”; “Djakovica – Serbi”; “Kosovska Mitrovica – Serbi”. Bizneset në fjalë kanë veprimtari përkatësisht në blerje dhe shitje të patundshmërisë personale, tregti me pakicë me porosi, ndërtim të objekteve banesore e jobanesore dhe telekomunikim kabllor.”, ka shkruar Hajdari në Facebook.
“Ditëve në vijim, pritet që ARBK të vazhdoj me nxjerrjen e vendimeve edhe ndaj bizneseve të tjera të cilat e kanë kryer shkeljen e njëjtë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.”, shkruan ajo.
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...