Google ADS

Nis protesta e gazetarëve kundër pezullimit të certifikatës së Klan Kosovës

12:21 | 31 Korrik 2023
E.G

Me moton “Demokracia vdes në errësirë” ka nisur protesta e gazetarëve kundër pezullimit të biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Kjo protestë e organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka filluar prej orës 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.

Në protestë kanë dalë gazetarët për t’u solidarizuar me Klan Kosovën pasi Ministria informoi se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e  Bizneseve ka marrë të premten vendim për refuzimin e ankesës së Shoqëirsë Tregtare “Klan Kosova sh.p.k”.

Ndër të tjera MINT përmes njoftimit ka thënë se “Çdo palë në procedurë gëzon të drejtën e ankimimit ndaj vendimeve të ARBK-së. Mirëpo, shkeljet e Kushtetutës nuk mund të konsiderohen kurrë si çështje “teknike”.”

 

Të ngjashme