Në një artikull të fundit shkencor, përmes përdorimit të metodave të sofistikuara, studiohet origjina e gjuhëve indo-evropiane, përfshirë gjuhën shqipen së bashku me armenishten dhe greqishten. Nga të dhënat e e publikuara vërtetohet se shqipja është një nga gjuhët më të vjetra indoevropiane që flitet ende.
Për më tepër, kërkimet e kryera kryesisht përmes studimeve gjuhësore kompjuterike konfirmojnë lashtësinë dhe origjinalitetin e gjuhës shqipe.
Studiuesit kanë kryer edhe studime të ADN-së dhe kanë verifikuar se popullsia shqiptare është autoktone dhe shumë e lashtë në këto troje.
Të dy studimet janë plotësuese dhe përforcojnë njëra-tjetrën, duke vërtetuar përfundimisht shkencërisht se si populli shqiptar ashtu edhe gjuha shqipe janë të paktën 6000 vjeçare dhe autoktone të këtyre trojeve.
Diagramet e pemëve gjuhësore mbështesin një model hibrid për origjinën e gjuhëve indo-evropiane.
Si përmbledhje, bazuar në këtë studim, është evidente se gjuhët indo-evropiane fliten nga gati gjysma e popullsisë së botës, por origjina dhe përhapja e tyre janë objekt debati.
Heggarty et al. paraqet një bazë të dhënash me 109 gjuhë moderne dhe 52 gjuhë historike indo-evropiane të kalibruar me kalimin e kohës, me orgjinë fillestare në jug të Kaukazit.
Rezultatet e tyre sugjerojnë një shfaqje të gjuhëve indo-evropiane rreth 8000 vjet më parë.
Këto gjetje çojnë në një skenar “hibrid” që pajton provat aktuale gjuhësore dhe antike të ADN-së, duke treguar si Gadishullin Anatolian të Lindjes së Mesme si burimi parësor ashtu edhe stepën si një atdhe dytësor.
Artikulli Science thekson se pothuajse gjysma e popullsisë së botës flet një gjuhë që i përket familjes së gjuhëve indo-evropiane. Megjithatë, mbetet e paqartë se ku ishte atdheu i gjuhës së përbashkët të kësaj familjeje (proto-indoevropiane) dhe kur dhe pse u përhap në të gjithë Euroazinë. /Telegrafi/
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...