Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes tregon ligjet që u miratuan në Kuvend gjatë sesionit pranveror

10:50 | 31 Korrik 2023
L G

Grupi Parlamentarë i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur sot një konferencë për media me rastin e përfundimit të sesionit pranveror, duke paraqitur një raport rreth punës gjatë sesionit pranveror.

Shefja e Grupit Parlamentarë të LVV-së Mimoza Kusari-Lila, përmendi projektligjet dhe ligjet, të cilat janë miratuar gjatë këtij sesioni, raporton Arbresh.info.

“Ka qenë një sesion i shkëlqyeshëm pranverorë. Për te prezantuar gjithë punën e sesionit pranveror kemi marr vlerësime të ndryshme për punën dhe angazhimin e deputetëve.  Gjatë këtij sesioni  Kuvendi ka miratuar 47 ligje projektligje prej tyre 11 janë marrëveshje ndërkombëtarë”, tha Kusari Lila.

“Në kuadër të këtyre fushave projektligjet synojnë reformat në ekonomi siguri e drejtësi.

Ligji për siguri kibernetike, ligji për bujqësi  ligi për pyje, ligji për anti-doping, ligjet për ndarjet buxhetore,  ligji për kinematografi, ligji për miniera dhe minerale, ligji për shumën për pagën minimale, ligji për zhvillimin rajonal, ligji për sëmundjet ngjitëse,  ligji për tatime ne prona te paligjshme etj”, tha Kusari-Lila

Përveç këtyre, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së përmendi tri ligjet qe, sipas saj, janë më te rëndësishme, qe janë miratimi për fondin sovran, parqet energjike dhe fondi për investime te qëndrueshme.

Gjithashtu, përmendi edhe ratifikim e tri marrëveshjeve te Berlinit si dhe renditja e Kosovës ne vendin e dyte sa i përket sundimit të ligjit.

Kryetari i Bordit për Legjislacion njëherësh edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustem,i përmendi projektligjet që janë miratuar për reformën në drejtësi.

Ai përmendi një nga një ligjet që janë  miratuar gjatë këtij sesioni pranveror si dhe ato që kanë mbetur në gjysmë e që do të miratohen menjëherë sapo të filloj sesioni vjeshtorë, raporton Arbresh.info.

Përveç reformës në drejtësi, Rrustemi përmendi edhe emërtimet e bordeve nëpër institucione të Kosovës. Në fund ai theksoi se ku sesion pranveror ishte efikas për partinë në pushtët ani pse sipas tij, opozita tentoi ta paraqes të kundërtën e punës që ata kanë bërë./Arbresh.info/Ejona Hyseni/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme