Dy vëllezër janë arrestuar në Pejë, pasi që pas një mosmarrëveshje mes vetë, dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë.
Njërit prej të arrestuarve i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.
Të dyshuarit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
“Pejë, 30.07.2023 – 14:42. Dy meshkuj kosovarë (vëllezër), janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet vete, ku dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë dhe nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një pistoletë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...