Një 73-vjeçar ka humbur jetën sapo ka rënë në kontakt me ujin në plazhin e Zvërnecit.
Për ngjarjen ka nisur një hetim, ndërkohë që nuk dihet në plazh ka pasur vëzhgues.
Disa ditë më parë, një 20-vjeçar humbi jetën në plazhin e Velipojës, pasi shfaqi komplikacioni sapo hyri në ujë.
Një 69-vjeçare ndërroi jetë të mërkurën në plazhin e Qeparosë.
E ndjera dyshohet se pësoi arrest kardiak kur ra në kontakt me ujin.
Për të njëjtën arsye, në plazhin e Porto Romanos në Durrës, në 21 korrik vdiq një 68-vjeçar. Pavarësisht se mori ndihmën e parë në vendngjarje dhe u dërgua në spital, ai nuk mundi të mbijetojë.
Në të nxehtin përvëlues në korrikut, në plazhin e Golemit, humbi jetën një 48-vjeçar dhe një 66-vjeçar.
Në 15 korrik, një 80-vjeçar pësoi goditje në zemër kur ishte duke qëndruar në plazhin e vjetër të Vlorës. Edhe pse iu dha ndihma e parë, ai nuk ka mundur të mbijetojë./tch/
Izraeli shënjestron jugun e Libanit, vret tre ushtarë
Shoqata “Bereqeti” hap dyert në Lipjan, Tërnava:...
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”