Hajdari: Kemi evidentuar edhe 48 biznese tjera të regjistruara në ARBK me emërime kundërkushtetuese

23:16 | 30 Korrik 2023
Diellza Gashi

Ministrja e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka folur rreth rastit të pezullimit të certifikatës së biznesit Klan Kosovës.

Hajdari ka thënë se do të veprojnë edhe ndaj atyre bizneseve që siç thotë ajo nuk janë të regjistruara komform Kushtetutës së Kosovës, shkruan Arbresh.info.

“Qeveria që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë vendim për pezullimin e çertifikatës së biznesit të Klan Kosovës, veprim që po kundërshtohet nga gazetarë të vendit,  por edhe nga ata ndërkombëtarë – si dhe QUINT ka dalë me qëndrim se janë brengosur për synimin e Qeverisë për ta mbyllur Klan Kosovën”

Po ashtu ajo tha se fatin e njëjtë do të kenë edhe 48 dosje të bizneseve të regjistruara në ARBK, që sipas saj, janë emërtime kundërkushtetuese.

‘Si rezultat i riverifikimit të dosjeve, Komisioni ka konstatuar që, në 48 dosje të bizneseve të regjistruara në ARBK kemi emërtime kundërkushtetuese, ku në rubrikën vendi/shteti i lindjes apo vendbanimi aktual është shkruar: “Prishtinë – Kosovo Metohija, Serbia”, “Pejë – Republika e Serbisë”, “Gjilan – Serbia” “Gjakovë – Republika e Serbisë” etj”, ka shkruar Hajdari./Arbresh.info/

Të ngjashme