Liderët ushtarakë të puçit në Nigeri i kanë paralajmëruar fuqitë rajonale dhe ato perëndimore kundër ndonjë intervenimi ushtarak për ta rikthyer në pushtet presidentin e rrëzuar, Mohamed Bazoum.
Përmes një deklarate, ata kanë thënë se trupi rajonal Ecowas është duke u përgatitur për të miratuar “një plan agresioni kundër Nigerit”.
Ky bllok i kombeve të Afrikës Perëndimore, nuk i ka komentuar pretendimet, por ka thënë se është takuar për ta diskutuar puçin, të cilin e ka dënuar.
Ndërkohë, qindra mbështetës të puçit kanë protestuar jashtë Ambasadës së Francës në Naimej, pasi Franca – që dikur e ka pasur Nigerin koloni – i ka ndalur ndihmat.
Disa prej tyre kanë bërtitur “Rusia jetoftë gjatë”, Putin jetoftë gjatë” dhe “Poshtë Franca”, ka raportuar agjencia e lajmeve AFP.
Ky puç i ka rritur shqetësimet se Nigeri mund të rreshtohet drejt Rusisë.
Shtetet fqinje, Burkina Faso dhe Mali janë afruar me Rusinë prej puçeve që kanë ndodhur në territoret e tyre.
Një ditë më parë, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar mbështetje të plotë për presidentin e rrëzuar Mohamed Bazoum, ndërsa Bashkimin Evropian e ka pezulluar bashkëpunimin me këtë shtet në fushën e sigurisë./rel
Von der Leyen: Putin shantazhon Austrinë dhe Evropën duke sh...
Ligji për Çmimet Tavan në Kushtetuese, LVV: Po të mos e bllo...
Abazoviq: Roli i Shqipërisë, i rëndësishëm për stabilitetin ...
Kosova U19 shënon fitore të madhe ndaj Spanjës në kualifikim...
Shqipëria U19 mposhtet nga Danimarka në kualifikimet për Eur...
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni