Google ADS

Vrau gruan dhe e hodhi në gropën septike, gjendet i vdekur 55-vjeçari Gjergji Mullalli

11:14 | 30 Korrik 2023
E.H

Gjergji Mullalli, 55-vjeçari që vrau të shtunën gruan dhe e hodhi në gropën septike ka vrarë veten.

Siç raporton klannews.al, Mullalli është gjetur i vdekur nga autoritetet e policisë pranë fshatit Zëmblak të Maliqit në Shqipëri.

Ai e ka kryer vetëvrasjen në shtëpinë e kushëririt të tij. Pranë vetes, Mullalli kishte edhe armën e krimit, një kallashnikov.

Mullalli dyshohet se e vrau bashkëshorten Luiza Mullalli, 46 vjeçe për motive xhelozie.

Ata ishin në proces divorci.

55-vjeçari e ka qëlluar gruan me armën zjarri automatik disa herë në pjesën e gjoksit.

Kjo ka qenë fatale për Luizën, e cila ka humbur jetën për shkak të gjakderdhjes.

Të ngjashme