Google ADS

Vidhet një veturë në Kamenicë, gjendet më pas nga Policia

09:34 | 30 Korrik 2023
E.H

Një veturë është vjedhur në oborrin e shtëpisë së pronarit të veturës në Kamenicë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, hajni është identifikuar nga ankuesi ku më pas është gjetur vetura dhe është arrestuar i dyshuari.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Kamenicë 29.07.2023-19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij i është vjedhur vetura nga një person i dyshuar, te cilin ankuesi e ka identifikuar. Pas kërkimit nga njësitet policore është gjetur vetura dhe është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme