Liverpooli është në bisedime me Paris Saint-Germainin për huazimin e mundshëm të Kylian Mbappes.
PSG-ja është bërë nervoz pasi Mbappe nuk pranoi të negociojë me klubin e Arabisë Saudite Al Hilal, kjo pasi pranuan ofertën prej 300 milionë euro.
Parisienët e kanë drojën se ai do të transferohet si lojtar i lirë te Real Madrid, kur t’i përfundon kontrata aktuale.
Të Kuqtë janë gati t’i ofrojnë Mbappes një huazim njëvjeçar, raporton The Mirror.
Ndërkohë trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, kishte vetëm fjalë të mira, në kohën kur ylli francez ishte pjesë e Monacos dhe do të mirëpriste në ekip fituesin e Kupës së Botës.
Kujtojmë, kjo sagë mes Mbappes dhe Parisit ka një muaj që ka filluar, me lojtarin që e filloi së pari, duke deklaruar se nuk do të vazhdojë kontratën aktuale dhe do të largohet vetëm vitin e ardhshëm si transferim i lirë.
Për këtë deklarim, PSG-ja reagoi ashpër duke i dhënë Mbappes një ultimatum, që deri në fund të këtij muaji ose të nënshkruajë kontratën e re ose do të vëhet në shitje – nuk duan që ai të largohet si lojtar i lirë.
Ndërkohë, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti kur është pyetur së fundmi për francezin, nuk ka pranuar të deklarohet, duke shtuar vetëm se e ka të kompletuar ekipin./kk
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës