Google ADS

Komuna e Prishtinës rikujton se qarkullimi i trotinetëve elektrikë në hapësira publike është i ndaluar

21:34 | 29 Korrik 2023
Diellza Gashi

Komuna e Prishtinës ka rikujtuar se është i ndaluar rreptësisht qarkullimi i trotinetëve elektrikë, biçikletave, motoçikletave dhe mopedëve elektrikë në sheshe e hapësira publike.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook, nga faqja zyrtare e komunës së Prishtinës.

Ky vendim është marrë nga gushi i vitit të kaluar, po ashtu është ndaluar lëvizja edhe në vendet ku ka frekuentim të madh të këmbësorëve.

“Të nderuar qytetarë ju rikujtojmë se është  ndaluar rreptësisht qarkullimi i trotinetëve elektrikë, biçikletave, motoçikletave dhe mopedëve elektrik në sheshe e hapësira publike”, kanë thënë nga komuna./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme