Google ADS

Barcelona e konfirmon largimin e mesfushorit

21:22 | 29 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Mesfushori i Barcelonës, Nico Gonzalez, i është bashkuar Portos në një marrëveshje të përhershme.

Reprezentuesi i Spanjës U-21 e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Valencia, pasi skuadra e Ruben Baraja-s shmangu për pak rënien nga LaLiga, transmeton Arbresh.info.

“FC Barcelona dhe FC Porto kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Nico González për 8.5 milionë euro”, konfirmohet një deklaratë e klubit. Blaugranët ruajnë një përqindje të çdo transferimi të ardhshëm dhe të drejtën për të blerë lojtarin.  FC Barcelona dëshiron të falënderojë publikisht Nico González për angazhimin dhe përkushtimin e tij dhe t’i uroj atij gjithë të mirat për të ardhmen.”

I diplomuar në La Masia, Nico shënoi dy gola në 37 paraqitje për Barcelonën gjatë sezonit 2021/22./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme