Kombëtarja e Kosovës në basketboll e ka mposhtur edhe në ndeshjen e dytë Zvicrën në udhëtim.
Kosova fitoi me rezultat 76:72 ndeshjen e fazës së tretë të parakualifikimeve për “Eurobasket 2025”.
Zvicra ishte në kontroll të ndeshjes, por çerekun e fundit Kosova u tregua më efikase.
Çereku i par i takoi vendasve me rezultat 21:20, ndërsa periudha e dytë përfundoi 18:15.
22:21 ishte rezultati i çerekut të tretë, por Kosova ishte më efikase në fund duke fituar.
Pikët e Muhamedali Janjevës nga gjuajtja e lirë e kaluan në epërsi Kosovën 73:72, me vetëm 37 sekonda të mbetur.
Zvicra pati mundësi shënimi, por mbrojtja “Dardane” nuk lejoi depërtimin.
Në fund Zvicra faulloi për t’ia dhënë Kosovës fitoren./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...