Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar vetëreformim në Qeveri dhe Partinë Socialiste, të cilën e udhëheq ai.
Ai i ka bërë këto deklarata pas një mbledhjeje dyditore joformale me ministra të kabinetit, zëvendësministra dhe drejtorë të agjencive të ndryshme.
“Do të ketë një riorganizim dhe rikonceptim. Sesionin e ri ta nisim me një puls të ri, por edhe me një rritje të konsiderueshme të kapaciteteve qeverisëse, duke theksuar rolin e zëvendësministrave, duke i përfshirë në vendimmarrje e edhe drejtues të agjencive të rëndësishme. Vetëreformimi është një riorganizm i procesit qeverisës në funksion të rritjes së efiçencës dhe kapaciteteve për të arritur rezultate të shpejta”, u ka thënë Rama gazetarëve.
Ai ka thënë, po ashtu, se do të krijohet edhe një kanal i ri ndërveprimi me ekspertë vendas dhe të huaj, me përfaqësues të botës akademike, me organizata ndërkombëtare, por edhe me individë brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Duke diskutuar për takimin joformal, Rama ka përmendur se në të është diskutuar për dy reforma: në arsim dhe prokurimet publike.
Sipas tij, kjo e fundit, përmes inteligjencës artificiale, do të arrijë në një tjetër nivel.
Kur është pyetur për vetëreformimin në PS, Rama ka komentuar vendimin e marrë këtë javë nga Asambleja Kombëtare për të shkarkuar të gjithë sekretarët e partisë, përfshirë edhe figurën e dytë të partisë, Damian Gjiknurin.
Në mesin e pyetjeve për të ishte edhe ajo nëse shkarkimi i Gjiknurit lidhet me përfshirjen e tij në hetimet për inceneratorët, ku është i akuzuar ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj.
Sipas tij, vendimet e Asamblesë lidhen vetëm me funksionimin më të mirë të kësaj partie.
“Po të nisemi në vendimmarrjet tona nga thashethemet apo nga përfshirjet paraprake të kujtdo qoftë në një proces analize hetimore, unë nuk di kush mbetet në këtë vend pa u bërë pis. Ndërkohë që raportin tonë me drejtësinë e kemi bërë të qartë, lëvizja e të gjithë sekretariati nuk ka të bëjë aspak me çfarë është spekuluar me Damianin”, ka thënë Rama.
Arben Ahmetaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim e fshehje të pasurisë./rel/
Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme