Google ADS

Shqiptarët po diskriminohen/ Flet drejtuesi i Aleancës shqiptare në Maqedoninë e Veriut

16:21 | 29 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Rreth 30% e banorëve të Maqedonisë së Veriut i përkasin nacionalitetit shqiptar, por përkundër marrëveshjeve ekzistuese për një bashkëjetesë me maqedonasit, ata vazhdojnë të diskriminohen.

Kryetari i Aleancës Shqiptare, Arben Taravari, që udhëheqë edhe me komunën e Gostivarit, tregon ndryshimet që janë bërë e që duhen arritur në integrimin e Shqiptarëve.

Arben Taravari, Kryetar, Aleanca për Shqiptarët: Shkoni në lagjet e Shkupit, të banuara me maqedonas dhe do të shihni që është një qytet mbase ndër më të mirët në rajon. Nëse kaloni në zonat ku jetojnë shqiptarët, për shembull në Çair, Butel ise Saraj, do të shihni sikur jeni në një botë tjetër

Përkundër që gati gjysma e kabinetit qeveritar në Maqedoninë e Veriut përbëhet nga ministra shqiptarë, diskriminimi thotë Taravari është i dukshëm.

Arben Taravari: Por, përsëri për maqedonasit për pozicione të caktuara është nonsens që shqiptarët të udhëheqin, p.sh. Në njësinë speciale të policisë, për shqiptarët është e pamundur të jetë anëtarë i atyre njësive, Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë është nonsens të jetë shqiptar, kryeministri është nonsens të jetë shqiptar, kryetari i shtetit as që diskutohet

Megjithatë, Taravari synon që me ndryshimet kushtetuese që do bëhen të arrihen disa ndryshime në favor të shqiptarëve.

Arben Taravari:  Aleanca për Shqiptarët do të insistojë me këmbëngulesi që gjuha shqipe të definohet ashtu si duhet, jo si për qindje, por të jetë zyrtare, të jete gjuha shqipe dhe maqedonase, jo gjuha maqedonase dhe gjuha që flasin mbi 20%.

Por, për të arritur deri te ndryshimet, duhet punë shton kreu i Aleancës Shqiptare dhe një strategji e mbështetje nga shteti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë.

Arben Taravari: Shqipëria dhe Kosova e kanë për obligim që së bashku me Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Shqipëri dhe në Kosovë të bëjnë një strategji që kurrë nuk e kanë bërë. Një strategji afat shkurte, afat mesme dhe afat gjate për t’i sinkronizuar veprimet e shqiptarëve në rajon ku jetojnë

Për të drejtat e komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe trajtim më të dinjitetshëm, Arben Taravari thotë se duhen edhe ndryshime të partive shqiptare që tash e 20 vjet u kanë prirë atyre./tch/

Të ngjashme