Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dhënë një prononcim për mediat pas mbledhjes 2-ditore të qeverisë në Tepelenë.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka bërë të ditur se do të bëhet një reformë më e thelluar në arsim për të qenë të përgatitur për epokën e re që po krijon teknologjia.
Edi Rama: Ne kemi sfida që kanë të bëjnë me rritjen e cilësisë së krahut të punës. Shqipëria nuk mund të konsiderojë më avantazh konkurrues krahun e lirë të punës, sot nuk është më. Nuk mund të vazhdohet më duke përsëritur të njëjtën gjë, duhet shkuar drejt ciklit mbyllës dhe kështu me radhë ne kemi folur për një tjetër reformë që duhet të nisë në arsim për të thelluar më tutje një proces ku ne nuk mund të jemi të papërgatitur që po krijon kjo kohë e re. Ndryshime që ndodhin dhe vetë brenda botës së zhvillimeve teknologjike. Tani me inteligjencën artificiale, është se çfarë do të bëhet me këtë pjesë se mund të dalë komplet jashtë loje./tvklan.al
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...