Google ADS

Murati: Ekonomia e Kosovës ka tejkaluar shifrën prej 400 mijë vendeve aktive të punës

12:21 | 29 Korrik 2023
K.B

Ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati, ka thënë se për herë të parë, ekonomia e vendit ka tejkaluar shifrën prej 400 mijë vendeve aktive të punës

Murati me anë të një postimi në Facebook, duke iu referuar shifrave zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës tha se në tremujorit të dytë sivjet ka pasur të regjistruara 404 mijë e 965 vende pune aktive.

“Për herë të parë, ekonomia e vendit tonë ka tejkaluar shifrën prej 400 mijë vendeve aktive të punës. Sipas shifrave zyrtare të deklaruara në ATK, në fund të tremujorit të dytë sivjet, kemi pasur të regjistruara 404,965 vende pune aktive. Sipas shifrave zyrtare të deklaruara në ATK, në fund të tremujorit të dytë sivjet, kemi pasur të regjistruara 404,965 vende pune aktive. Kjo është dëshmia më e mirë që politikat tona të punësimit po funksionojnë”, ka shkruar ai në Facebook.

Murati përmendi edhe disa masa të punësimit.

“Qeveria për Familjet – secila familje një të punësuar; Mbështetja e punësimit të grave; Mbështetja e punësimit të personave me aftësi të kufizuara; Mbështetja e zanateve; Mbështetja e start-ups; Superpuna”.

Përveç këtyre, siç tha ai “masave direkte”, theksoi se “gjithashtu kemi shtuar subvencionet në bujqësi, mbështetur kreditë investive për prodhuesit, filluar shkollimin dual, dhënë bursa për studime në STEM, shpërndarë voucher për kurse në IT”.

“Si dhe shumë masa, veprime e lehtësime tjera të cilat po japin rezultat dita ditës”.

“Punë dhe Drejtësi!”, përfundoi ai, duke iu referuar premtimit që Lëvizja Vetëvendosje e kishte bërë gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, për të cilin është akuzuar nga opozita dhe shoqëria civile se nuk e ka zbatuar në qeverisje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme