Kushtet në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës (QKUK), janë të mjerueshme.
Kështu thotë qytetari SH.K për Arbresh.info, i cili tash e pesë ditë po qëndron në këtë klinikë për tu kujdesur për babain e tij.
Ai, duke dashur të mos identifikohet për shkak se prindi i tij po merr trajtim ende në këtë klinikë, shpreh shqetësimin e tij për shërbimet e këtu.
Sipas tij, kati i dytë i infektives nuk ka ujë të nxehtë për tu larë pacientët dhe për 25 pacientë kujdeset vetëm një infermiere.
“ E kam pasur një pacient në infektiv në katin e dytë, nuk e di në katin e dytë mos me pasur ujë të ngrohtë unë nuk kam parë. Shumë pastërti. Një infermiere punon, 25 pacientë i këqyr brenda një reparti vetëm. Po i obligojnë familjarët me ja heq infuzionin, ose me ja ndërru shishen e infuzionit. Kjo është tmerr. Unë nuk di se çka po ndodh kështu. Më mirë me marr pacientin në shtëpi e me vdekë, sesa me lanë në Infektiv. Tash e pesë ditë jam në infektivë. Motrat- infermiere janë shumë të mira, kujdesen shumë mirë, por ato nuk mund të kujdesen për 25 pacientë përnjëherë”, rrëfen ai.
I shqetësuar, ai thotë se nëse i duhet ndihmë urgjente, duhet të trokas në dhjetë dyer për ta gjetur infermieren.
“Nëse prindit tim i duhet diçka, duhet që të shkoj dhe të kërkoj 10-15 dyer për ta gjetur motrën për me ndërruar kanellën se po merr ajër. Nuk e di çka është kjo punë kështu. Kjo është katastrofë. Unë e kam prindin në këtë repart, shkaku i kushteve në infektiv, duhet të ketë ujë të ngrohtë për tu pastruar, por nuk ka pasur, është shumë keq”, shprehet ai.
Sh.K kërkon nga institucionet shtetërore që të fokusohen më shumë në përmirësimin e kushteve spitalore.
Përveç mungesës së stafit mjekësor, vërejtjeje pati edhe për mungesën e barnave në spitale. Sipas tij, edhe për gjërat më esenciale pacientët detyrohen që të paguajnë nga portofoli i vet.
“Shteti i kisha bërë thirrje hiqu rrugëve dhe autostradave por koncentrohu në spitale sepse populli është i varur prej spitale e jo nëpër rrugë. Unë nuk e di pse po thonë që i kanë barnat nëpër spitale, gjithçka po duhet të paguaj me pare personi që nuk ka vdekur këtu në intensiv, apo në infektiv nëse nuk ka pare me marr ilaçe, spitali nuk ja jep. Vetëm nëse je pensionist por nuk janë të gjithë pensionist a e din sa të rinj janë sëmurë dhe nuk kanë të ardhura”, tha tutje ai.
Vërejte nuk pati për kujdesin e stafit mjekësor, duke shtuar se ata po bëjmë më të mirën e mundshme, mirëpo sipas tij, mungojnë kushtet dhe nuk mund të ofrojnë më tepër ndihmë.
“Vetëm janë duke shkuar te poshtë, nga stafi si drejtoresha por edhe infermierit janë duke u munduar në mënyrën më të mirë për ta bërë sepse nuk varet nga këta tjetër kush ua jep se sa motra me qenë në ndërrim dhe orarin i tyre. Me 25 pacientë me u kujdes një infermieri është vdekje. Ajo si motër është e ngarkuar dhe mund të bëjë gabime dhe nuk ka si t’ia bëjë”, thotë ai.
Ndërkohë, nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës vazhdimisht thonë se janë duke punuar që të krijohen kushte më të mira si për pacientët, ashtu edhe për stafin shëndetësor në spitalet rajonale./Arbresh.info/Diellza Gashi/
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...