Google ADS

Policia gjen të dyshuarën që po kërkohej për shpërdorim të pasurisë së huaj

08:48 | 29 Korrik 2023
K.B

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një të dyshuare për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, për një rast të ndodhur në prill të këtij viti.

Përmes një komunikate policia njoftoi se e njëjta është identifikuar dhe shoqëruar në stacion policor.

“Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që të sigurohet prezenca e të dyshuarës për rastin e shpërdorimit të pasurisë së huaj, që ka ndodhë në prill të këtij viti, në rrugën Gazmend Zajmi në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje bëhet e ditur se hetuesit policor të stacionit qendra, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin.

Policia ka falënderuar mediat dhe qytetarët për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës./Arbresh.info/

Lexo edhe:

Policia në kërkim të një vajze në Prishtinë, kërkon ndihmë nga qytetarët

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme