Google ADS

David Beckham zbuloi se si ia doli ta bindte Lionel Messin të transferohej te Inter Miami

18:17 | 28 Korrik 2023
KRG

David Beckham ka treguar se si ia doli ta bindte Lionel Messin që të nënshkruante me Inter Miamin dhe se si ndihej për këtë.

Ylli argjentinas ishte i lidhur edhe me një kalim në Arabinë Saudite, mirëpo ai e refuzoi pagën e majme atje, në mënyrë që të kalonte në Amerikë.

“Kurrë nuk e mendoja se do të kisha të njëjtën ndjenjë si pronar si kur isha lojtar”, ka thënë Beckham për The Athletic në momentin kur mori lajmin se Messi kishte vendosur të bashkohej me Inter Miamin.

“Kur mora një telefonatë, pata ndjenjën që kisha kur dola në Old Trafford ose Wembley. Isha sikur, ‘Sapo kemi mundur të gjithë konkurrencën për të nënshkruar me lojtarin më të madh që ka luajtur ndonjëherë lojën tonë’”.

“E gjitha erdhi nga një bisedë në një darkë, derisa po pinim një gotë verë. I drejtohem Jorges (babait të Lionel Messit) dhe i them, ‘Një ditë, ne kemi nevojë që Messi të vijë në klubin tonë’. Ndoshta ishte kur u takuam për herë të parë. Kjo ishte 10 vjet më parë. Kështu që ishte gjithmonë në mendjen time”.

Beckham zbuloi një takim sekret që dyshja patën në Barcelonë në shtator 2019: “Ne hipëm në një avion dhe fluturuam për në Barcelonë nga Londra fshehurazi. U futëm në një hotel, takuam Jorge Messin dhe filluam bisedën”.

“Ne do të duam që djali juaj të luan për ekipin tonë një ditë. Ne e dimë se ai nuk mund të vijë ende, por një ditë do të donim ta kishim Leon në Miami”.

“Duke krijuar një narrativë rreth asaj që ai mund të bënte për sportin në këtë vend, çfarë mund të bënte për MLS dhe çfarë mund të bënte për Inter Miami, ne kishim një sinjal pozitiv më pas”, potencoi më tej Beckham. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme