Man Utd ka besim në transferimin e Hojlund para fillimit të Ligës Premier

09:44 | 28 Korrik 2023
Diellza Gashi

Manchester United është i bindur se do të nënshkruajë me sulmuesin Rasmus Hojlund nga Atalanta para fillimit të sezonit 2023/24 të Ligës Premier.

Unitedi përballet për herë të parë me Wolves të hënën e 14 gushtit, me sezonin e ligës që fillon gjatë fundjavës.

Sipas mediumit Manchester Evening News dhe burimeve të tjera angleze, United është i bindur se mund ta transferojë sulmuesin Hojlund.

Klubi po negocion me skuadrën italiane Atalanta për të siguruar nënshkrimin e sulmuesit të ri danez.

Unitedi beson se pavarësisht se është vetëm 20 vjeç dhe ka shënuar nëntë gola sezonin e kaluar, Hojlund mund të udhëheqë sulmin e tyre.

Ai ka fizikun dhe teknikën që menaxheri Erik ten Hag dëshiron të ketë një sulmues./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme