Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka folur për qeverisjen e Vetëvendosjes, për punën e Kuvendit dhe opozitarizmin e partisë së tij, si dhe për zgjedhjet e parakohshme.
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje. Sipas tij, zgjedhjet janë një rirregullim i një situate që është çrregulluarshumë.
“Situata në Kosovë është çrregulluar jo vetëm në aspektin politik, por është çrregulluar edhe ekonomia e vendit. Çmimet janë jashtëzakonisht të larta, sektori i shëndetësisë është në një gjysmë paralize, arsimi ka mungesë të vizionit të investimeve apo të koncentrimit dhe fokusit të Qeverisë. Pra, ajo që e përmirëson jetën e qytetarit në Kosovë sot është totalisht e çrregulluar”, ka thënë ai në rtk duke shtuar se opozita nuk mundet me e rrëzuar qeverinë në Kuvend sepse nuk i ka numrat.
Sipas tij, politika qeveritare ishte dashur t’i japë mundësi familjeve në Kosovë në këtë kohë krize.
“Tu jepet mundësi mbështetje, t’ju tregohet që në tre katër vitet e ardhshme këto janë investimet tona, kjo është rruga jonë për të dalur nga ky stagnim ekonomik. Është dashur me pas diçka që iu jep mundësi njerëzve ta shohin dritën në fund të tunelit. Duke qenë të konsumuar me konflikte të brendshme nga Qeveria, akuzat, gishtat për njëri-tjetrin e kanë çrregulluar gjithë këtë jetë politike dhe nuk po shihet rrugëdalje” ka deklaruar ai.
Ismaili ka deklaruar se dhuna në Kuvend ditë më parë erdhi si rezultat i urrejtjes patologjike që e ka zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ndaj opozitës.
Ismaili ka thënë se opozita ka bërë mirë që e ka ruajtur qetësin ne Kuvend sepse aty është për qytetarët dhe është përfaqësuese e atyre që e kanë votuar. Nënkryetari i PDK-së, ka thënë se opozita ka luajtur rolin e saj në Kuvend, duke i shfrytëzuar mundësit e opozitarizmit për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve.
“Në krejt çka kemi pasur mundësi të bëjmë ne si opozitë i kemi bërë. Kemi kritikuar, kemi kërkuar përgjegjësi, kemi dhënë propozime dhe krejt çka kemi pasur mundësi i kemi bërë”, ka thënë Ismaili.
Ai ka përmendur çështjet që ka ngritur PDK në Kuvendin e Kosovës.
“Ne kemi ngritë çështjen e energjisë elektrike shumë para skandalit të Martin Berishajt. Pra, kemi folur shumë kohë të gjatë që çmimet, furnizimet janë probleme të mëdha. Kemi folur se nuk fare transparencë. Kemi folur për tendencën e madhe të qeverisë që të kontrolloi çdo segment të institucioneve, përshirë edhe zyrtarët publik, institucionet e administratës publike dhe të gjitha këto ne i kemi sfiduar nëpër gjykata dhe në Gjykatën Kushtetues”, ka deklaruar Ismaili.
Ai ka theksuar se për të gjitha çështjet që i kanë konsideruar të dëmshme për Kosovën, PDK i ka sfiduar institucionet nëpërmjet mjeteve demokratike.
Nënkryetar i PDK-së nuk ka dashur ta komentojë deklaratën e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, ku ish-presidentin Hashim Thaçi dhe Rrustem Mustafën i quan turistë. Sipas tij, të gjithë e dinë se ish-presidenti Thaçi është figurë e njohur historike.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë