Google ADS

Gjendet i vdekur një 28-vjeçar në veturën e tij në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje

22:19 | 27 Korrik 2023
E.H

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në veturën e tij në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se dyshohet për vetëvrasje.

“Rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në një veturë në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, mashkull, rreth 28 vjeç. Përkundër që mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje”, tha Ahmeti.

Tutje, Ahmeti tha se  policia me kujdes të shtuar po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e  shtetit ka nisur një hetim  mbi vdekjen”, tha Ahmeti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme