KF Dukagjini ka shënuar humbje ndaj HNK Rijeka me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Ndeshja e parë e raundit të dytë u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku për fat të keq për klubin nga Klina, u mposhten nga gjiganti kroat.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të kroatëve, e cila përveç rasteve të shumta arriti ta shënoj edhe një gol, përcjell arbresh.info.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 30-të me anë të Niko Jankovic, i cili shënoi një supergol për 0-1.
Në pjesën e dytë, Dukagjini rriti paksa rastet, por përsëri mysafirët ishin skuadër më e mirë në reaprtin e mbrojtjes.
Megjithatë, gjithçka iu vështirësua në minutën e 62-të kur kapiteni Altin Merlaku mori edhe kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën me 10 lojtarë, shkruan telegrafi.
Në minutën e fundit të ndeshjes, edhe trajneri Armend Dallku u ndëshkua me të kuq dhe ndeshja u mbyll me humbjen e Dukagjinit 0-1.
Ndeshja kthyese pritet të zhvillohet në “HNK Rijeka Stadium Rujevica” me 3 gusht. /arbresh.info/
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...
“Prej që të lash, s’munde me bë as këngën” – Xheneta i thotë...