Google ADS

Koreografia provokuese e tifozëve serb, reagon Kurti

21:32 | 27 Korrik 2023
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar pas mbishkrimit skandaloz e shovinist të tifozëve serb të Crvena Zveza, “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”.

Kurti, me anë të një shkrimi në Twitter, është rikthyer pas në historinë e viteve 90’ta, ku tifozët e Crvena Zvezda ishin revoltuar kundër Kroacisë, shkruan Arbresh.info.

Ai thotë se pas atij revoltimi kishte nisur luftërat ballkanike, pra një mesazh që tifozët ulra-nacionalistë e kishin nisur.

Në atë kjo ajo tifozëri kishte pasur lidhje me Arkanin famëkeq.

“Në vitin 1990, tifozët e klubit serb të futbollit Crvena Zvezda, të udhëhequr nga mafiozi serb i paditur nga ICTY, Arkan, u revoltuan kundër Kroacisë. Për disa, kjo ishte një shkëndijë e luftërave që pasuan. Dje Crvena Zvezda bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë. Thirrjet për dhunë janë të pandërprera”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info

Lexo edhe:

SKANDALOZE: Tifozët serb me koreografi provokuese “Të kthehet ushtria në Kosovë”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme