Google ADS

Çeku: Po punojmë që të themelojmë Muzeun që paraqet dhe dokumenton krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

19:42 | 27 Korrik 2023
E.H

Ka filluar të konceptohet themelimi i një Muzeu që prezanton dhe dokumenton krimet e kryera nga ish-Jugosllavia dhe Serbia ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku i cili ka pritur sot në takim grupin punues për të diskutuar për konceptin fillestar, hapat konkret dhe punën që është duke u bërë në vazhdimësi, përcjell Arbresh.info.

“Kosova do të ketë një institucion muzeal të dinjitetshëm ku do të dokumentohet historia jonë, prezantohet për qytetarët, për vizitorët dhe përcjellet për brezat e rinj, dhe për këtë do të marrim shembujt më të mirë që janë aktualisht në botë”, ka shkruar Çeku./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme