Google ADS

Fillon turneu i njohur i futbolli në sheshin e Prishtinës “Prishtina Football Tournaments”

15:23 | 27 Korrik 2023
KRG

Njëra ndër aktivitetet më të rëndësishme të sportit në Komunën e Prishtinës, tanimë ka filluar.

Bëhet fjalë për turneun “Meridian Express Tournament” që ka filluar nga dje dhe do të zgjasë deri më 29 korrik, ky është edicioni i gjashtë i këtij turneu që organizohet në sezon të verës, i cili po ashtu është organizimi i parë i këtij formati në vend.

Që nga vitit 2016, ndryshe siç njihet “turneu i verës” organizohet në sheshin e komunës së Prishtinës, ku pjesë e këtij turne janë shumë ekipe të ndryshme të cilët dhurojnë spektakël për të gjithë shikuesit dhe kalimtarët e rastit nëpër sheshet e kryeqytetit.

Organizatori i eventit veror, Fatos Dili, ka bërë të ditur se këtë vit, pjesë do të marrin plotë 24 ekipe me gjithsej 240 lojtarë të moshave të ndryshme, ku ndeshjet do të zhvillohen nga ora 18:00 dhe do të vazhdojnë deri në ora 00:00.

“Këtë vit marrin pjesë 24 ekipe, 16 ekipe seniore edhe 8 ekipe U13 të shkollave te futbollit” – ka thënë Fatos Dili për arbresh.info.

Ky aktivitet i verës sjellë atraksion në komunën e Prishtinës, ku shumë fëmijë e shijojnë sezonin e verës duke luajtur dhe duke shijuar futbollin në ambientin e sheshit të kryeqytetit.

Organizatori i këtij turneu, Fatos Dili ka thënë për arbresh.info se ky turne është i përkrahur nga Komuna e Prishtinës, Ministria për Kulturë Rini dhe Sport, Policia e Kosovës si dhe shumë biznese të tjera vendore.

Dili i cili më herët ka qenë vetë pjesë e sportit të futbollit, në pyetjen se a ka interesim të mjaftueshëm të klubeve të Kosovës për të marrë pjesë në këtë event, ka thënë se interesimi ka mjaftueshëm pasi që shumë lojtarë të futbollit dhe të futsallit marrin pjesë çdo herë në këtë turne.

“Po mendoj se tani e 6 vite kanë defiluar emra të mëdhenj të futbollit edhe ka shumë lojtar që kanë luajtur në këtë turne dhe janë sot emra te futbollit dhe futsallit”.

Dili po ashtu ka bërë të ditur se pjesë e skuadrave do të jenë edhe lojtarë të njohur kosovar, si Melos Kelmendi, lojtar i cili ka luajtur sezonin e fundit tek Sparta Praga, Mergim Dervishja lojtar i Bundesligës në Futsall si dhe shumë emra të tjerë.

“Ekipet zakonisht përbëhen nga lojtarë të futbollit dhe futsallit interesimi është i madh mirëpo koha nuk mjafton të kemi ekipe shumë aq sa ka interesim”.

Mysafirët special të këtij turneu, si gjithë herë është edhe shoqata “Down Syndome Kosova” të cilët do të zhvillojnë ndeshje në natën e fundit të këtij turneu.

Gjithashtu organizatori ka bërë të ditur se të ftuar janë edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, zv. ministrja e Ministrisë për Kulturë Rini dhe Sport, Daulina Osmani, si dhe drejtor të drejtorive të ndryshme të Komunës së Prishtinës.

Në ditën e parë të turneut, janë zhvilluar 12-të ndeshje nga gjenerata U13, katër ndeshje dhe tetë ndeshje tek seniorët.

Nga këto takime pikët e para i kanë fituar skuadrat e : KF Ramiz Sadiku, KF 2 Korriku, Elite Football, El Clasico.

Ndërsa, tek seniorët, gjashtë ekipe kanë kaluar në fazën e tretë ( priten edhe dy sonte ).

Pastaj fillon faza pllay out ( skuadrat që kanë humbur ndeshjet e para takohen mes vete për tu munduar t’i japin një shans vetës të kthehen në garë.

Në program janë edhe tri ndeshje të fazës së tretë ku skuadrat: FC Minatori, Policia e Kosovës dhe D2D Posta presin ti mësojnë kundërshtarët e tyre, ndërsa sot do të zhvillohen edhe 12-të ndeshje të tjera.

Në natën e fundit të këtij turneu (29 korrik), do të zhvillohet finalja e këtij turneu ku do të luhet së pari dy gjysmëfinalet dhe finalen e kategorisë së fëmijëve ,ndërsa ndeshja e fundit do të jetë finalja e Seniorëve. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme