Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar pas banerit të klubit serb, Crvena Zvezda, për koreografinë skandaloze në ndeshjen kundër Fiorentinës në Beograd, ku shfaqej një tank me mbishkrimin “kur ushtria të kthehet në Kosovë”.
Me anë të një postimi në Twitter ka shkruar se e gjithë kjo ka ndodhur në prani të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“E gjithë kjo ndërkohë që edhe Vuçiq ishte i pranishëm në tribuna. I gjithë aparati shtetëror është ndërtuar në Serbi për median, sportin, artin, kulturën, shkencën që të përdoren për mjete propagandistike dhe për të nxitur dhunën, terrorin, tensionet dhe luftën”, shkroi ai.
Sipas Bislimit, Delije shpesh dërgon mesazhe që Vuçiq nuk mund ose nuk dëshiron t’i thotë publikisht.
“Ai ka nevojë për akte të tilla për të ushqyer urrejtjen dhe nacionalizmin etnik në opinionin publik”, shtoi më tej Bislimi./Arbresh.info/
Lexo edhe:
SKANDALOZE: Tifozët serb me koreografi provokuese “Të kthehet ushtria në Kosovë”
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën