Murtaja afrikane e derrit është përhapur edhe në Dragash.
Këtë e ka bërë të ditur komuna përmes një njoftimi në Facebook, thuhet janë duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për eliminimin e kësaj sëmundje.
Tutje thuhet se kjo sëmundje nuk transmetohet te kafshët tjera e as te njeriu mirëpo sipas tyre, duhet të jetë maksimal, pasi më herët nuk kemi pasur raste të tilla.
“Ju informojmë se në territorin e Komunës sonë tashmë edhe zyrtarisht është konfirmuar MURTAJA AFRIKANE e derrit. Shoqata e Gjahtarëve ‘Dhia e Egër’, së bashku me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Dragash, si dhe institucionet relevante qeveritare, janë duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për eliminimin e kësaj sëmundje”, thuhet në njoftimin e komunës, të publikuar në faqen zyrtare në Facebook./Arbresh.info/
Haradinaj takon kryetarin e “Vatrës”, kërkon ndihmë për inte...
Sylvinho: Çekia dhe Ukraina janë kundërshtarë të fortë, stad...
Vitia i uron shërim të shpejt Kusari-Lilës, i bashkohet thir...
Erdogan: Trump t’i kërkojë Izraelit të ndalojë luftën në Gaz...
Pesë të hospitalizuar, 62 të arrestuar pas sulmeve ndaj tifo...
KQZ merr vendim që numri i qendrave të votimit të jetë rreth...