Milan në kërkim të mesfushorit amerikan

11:37 | 27 Korrik 2023
K.B

Milan ka bërë ofertën e parë në drejtim të Valencia për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit Yunus Musah, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

Italianët kanë ofruar 18 milionë euro, megjithatë spanjollët kërkojnë edhe 7 milionë të tjera.

Musah ka arritur javë më parë marrëveshje personale me Milan dhe i ka bërë të qartë Valencias se dëshiron të largohet nga klubi në drejtim të Serie A./kk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme