Sveçla priti në takim shefin e ri të UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros

11:19 | 27 Korrik 2023
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim shefin e ri të UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros, të cilin e përgëzoi për detyrën e re.

Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se në këtë takim ministri Sveçla theksoi se për Ministrinë e Punëve të Brendshme, UNDP është një partner i rëndësishëm, ndërsa diskutuan për projektet që janë duke u zhvilluar suksesshëm aktualisht.

Sveçla e falënderoi shefin e UNPD-së, për mbështetjen e vazhdueshme që janë duke dhënë për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe për agjencitë e saj.

Shefi i ri në UNDP-së, Nuno Queiros, falënderoi ministrin Sveçla për gatishmërinë e tij për të zgjeruar bashkëpunimin edhe më tutje.

Ai theksoi se UNDP do të vazhdojë të mbështesë MPB-në për realizimin e objektivave të saja.

Kujtojmë se aktualisht UNDP dhe SEESAC, janë duke e mbështetur fushatën që është duke e zhvilluar Ministria e Punëve të Brendshme për parandalimin e të shtënave festive: ”Festo me Zemër, jo me armë”./Arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme