Moldavia njoftoi të mërkurën se po dëbonte një numër të konsiderueshëm punonjësish nga ambasada ruse, mes akuzave për spiunazh.
“Dyzet e pesë diplomatë dhe personeli teknik duhet të largohen nga vendi”, tha të mërkurën një zëdhënës i ministrisë së Jashtme moldave, duke vendosur një afat deri në “15 gusht”.
“Ky vendim vjen pas shumë veprimeve jomiqësore ndaj Moldavisë si dhe përpjekjeve për destabilizim,” tha qeveria në një deklaratë.
Të hënën, media molodviane pretendoi se shërbimet sekrete ruse po përgjonin ambasadën në kryeqytetin Kishinau, shkruan Euronews.
Presidentja pro-perëndimore e Moldavisë, Maia Sandu, foli së fundmi për ndërhyrjet dhe përpjekjet për grusht shtet nga Kremlini.
Vendi i saj, tani kandidat për në Bashkimin Evropian, ndodhet midis Rumanisë dhe Ukrainës.
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...
Nagavci nënshkruan kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dh...