Dega e LDK-së në Gjilan, e ka njoftuar se i ka bërë thirrje Prokurorisë që të nis hetimet ndaj kryetarit të komunës së Gjilanit, Alban Hysenit.
Sipas kësaj dege, tash së fundi, Hyseni ka blerë vetë kamionin me vlerë prej 47,919.52 eurosh, pa asnjë procedurë tenderimi dhe mosrespektimi të ligjeve për financat dhe prokurimin publik.
“Ky veprim i fundit i të parit të ekzekutivit përbën shkelje të rëndë të ligjit të prokurimit, andaj institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë. Dy vizitat e të parit të ekzekutivit të Gjilanit z. Hyseni, bashkë me dy drejtorë komunal në Gjermani, janë realizuar për të blerë një kamion për Ndërmarrjen Publike Lokale ‘TREGU’ në vlerë prej 47,919.52 euro”, thuhet në njoftim.
“Ky veprim skandaloz i tyre, nuk është i fundit për këtë blerje në formë ‘pazari’, pasi vetëm për një vizitë në Gjermani kemi faturën e paguar prej 3,151.52 euro, për udhëtim e dreka zyrtare nga buxheti i NPL Tregu”, thuhet më tej në reagimin kësaj dege.
Sipas LDK-së në Gjilan, ka edhe shpenzime tjera që janë paguar nga buxheti i komunës për këtë çështje./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?