Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mohuar shkarkimin e ministres së Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj.
Para se të fillonte Asambleja Kombëtare e PS, kryeministri Edi Rama e mohoi një veprim të tillë.
I pyetur rreth lajmit të publikuar se ministrja e Financave ishte shkarkuar, kryeministri Rama ka mohuar një fakt të tillë.
Pak minuta më pas, ka qenë vetë ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, e cila ka sqaruar në mënyrë të detajuar rreth pretendimeve për shkarkimin e saj nga detyra.
“Është koha e thashethemeve të verës. Nuk kam dhënë dorëheqjen dhe nuk jam shkarkuar.”
Gjatë mesditës, në media u raportua se ministrja e Financave ishte shkarkuar me urdhër të kryeministrit Rama në mbledhjen e qeverisë që zgjati për disa orë ditën e sotme./Tv Klan
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...