Google ADS

Mehaj takon shefin e kompanisë së dronëve Bayraktar, e falënderon për bashkëpunimin

17:33 | 26 Korrik 2023
E.H

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi.

Ai sot është takuar me shefin e kompanisë së dronëve “Byraktar”, Haluk Bayraktar, shkruan Arbresh.info.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Mehaj tha se e ka falënderuar shefin e kompanisë së dronëve për bashkëpunimin parimorë dhe të besueshëm.

“Blerja e dronëve Bayraktar ka qenë njëri nga investimet më të mëdha që kemi bërë në ushtrinë tonë në vitin e fundit, falë përkushtimit të qeverisë sonë dhe prioriteteve tona si Ministri e Mbrojtjes”.

“Për të falënderuar për bashkëpunimin parimor dhe të besueshëm si dhe për të parë fusha tjera në të cilat mund të ngrisim kapacitetet tona mbrojtëse, kam takuar shefin e kompanisë Baykar, z. Haluk Bayraktar”, ka shkruar Mehaj.

Në fund, Mehaj theksoi se “Pajisjet e ushtrisë tonë për qëllime të mbrojtjes, do të vazhdojnë të jenë prioritet i yni në suaza të standardeve të NATO-së”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme