Kryeministri Rama shkarkon ministren e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj

16:31 | 26 Korrik 2023
KRG

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave e Shqipërisë, Delina Ibrahimaj është shkarkuar me vendim të Kryeministrit Edi Rama.

Klan News raporton se sipas burimeve, vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë që është zhvilluar ditën e sotme.

Ky vendim nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, teksa janë të paqarta edhe arsyet pse Kryeministri Rama ka vendosur ta shkarkojë Ibrahimajn nga posti që ajo ka mbajtur përgjatë 2 vitesh.

Delina Ibrahimaj ka shërbyer në krye të Ministrisë së Ekonomisë që prej Shtatorit 2021.

Sjellim në vëmendje se kryeministri Rama do të mbledhë ditën e sotme Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste rreth orës 18:00, ku pritet të marrë vendime të rëndësishme brenda partisë që drejton.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme