Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri-Poloni

16:29 | 26 Korrik 2023
KRG

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë dy ndeshje mjaftë të vështira në shtator në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Kuqezinjtë do te përballen me Poloninë dhe në stadiumin “Air Albania” ndërsa në do të udhëtojë në Pragë për të përballur me Çekinë, përcjell arbresh.info.

Për sa i përket ndeshjes  me Poloninë, është bërë me dije se tanimë janë shitur të gjitha biletat për mysafirë.

Tifozët polak, kanë shprehuri interesim të madh për të qenë prezent në stadiumin “Air Albania” që do të zhvillohet më 10 shtator.

Pavarësisht situatës jo të mirë të kombëtares polake me tifozët, ata kanë vendosur të jenë prezent për mbështetje të shtetit të tyre.

Shqipëria aktualisht gjendet në grupin E, me 6 pikë, ndërsa lider të tabelës është Çekia me 7 pikë.

Kurse në pozitën e tretë është Moldavia me 5 pikë,  Polonia në vendin e 4 me 3 pikë dhe Ishujt Faroe në pozitën e 5 me vetëm një pikë. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme