Zbulohen 10 klubet më të vlefshme në futbollin botëror, me Premier Leaguen që e dominon listën me gjashtë skuadra.
Forbes ka përcaktuar klubet më të vlefshme në futbollin botëror, përcjell Arbresh.info.
Real Madrid e kryeson listën si skuadra më e vlefshme.
Gjashtë klube angleze përbëjnë dhjetëshen e parë, me Manchester United të renditur i dyti përpara Liverpool-it, i cili renditet i katërti.
Barcelona është skuadra e dytë dhe e fundit nga Spanja, e cila pavarësisht problemeve financiare renditet e treta.
Manchester City është klubi i pestë më i vlefshëm në futbollin botëror, me Chelsea, Tottenham dhe Arsenal të renditur respektivisht në vendin e tetë, të nëntë dhe të dhjetë.
Bayern Munich e Paris Saint Germain janë dy skuadrat e vetme në top-10 jashtë Spanjës e Anglisë.
Shikoni dhjetë klubet më të vlefshme në futbollin botëror më poshtë:
Real Madrid – 6.07 miliardë dollarë
Manchester United – 6 miliardë dollarë
Barcelona – 5,51 miliardë dollarë
Liverpool – 5.29 miliardë dollarë
Manchester City – 4,99 miliardë dollarë
Bayern Munich – 4.86 miliardë dollarë
Paris Saint-Germain – 4.21 miliardë dollarë
Chelsea – 3.1 miliardë dollarë
Tottenham – 2.8 miliardë dollarë
Arsenal – 2.26 miliardë dollarë/Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...