Xhaxhai i policit Enver Zymberi rrëfen momentet e fundit me nipin e tij, para se ai të qëllohej për vdekje nga kriminelët serbë në veri.
“E thirrën kolegët, vrapoi… na tha se po e presin shokët në kufi”….
Kështu kujton momentet e fundit me nipin e tij, heroin e kombit, Enver Zymberin, xhaxhai i tij, Ramadani.
Ai për Arbresh.info rrëfen komunikimin e fundit me djalin e vëllait, kur po nisej për në veri bashkë me kolegët e tij, policë të Njësisë Speciale të Kosovës.
Ai ende i ka të freskëta plagwt nga humbja e nipit.
Me lot në sy kujton ditën e fundit kur heroi, Enver Zymberi kishte dalur nga dera e shtëpisë për të mos u kthyer më.
“ Këtu kur është dal duke vrapuar, e kanë thirru kolegët për të shkuar në kufi. Unë i thash o biri im mos vrapo ma i pari se të tjerë. Ai më tha jo se janë duke më pritur të tjerët edhe vetura është duke më pritur. Unë i thash udha e mbarë të qoftë, Allahu të shpëtoftë me të gjithë shoqërinë”, rrëfen Zymberi.
Me dhembje të thellë tregon edhe kur morën lajmin që Zymberi është plagosur.
Për familjen Zymberi 26 korriku i vitit 2011 ishte nata më e tmerrshme, kur një plumb i snajperit e godet në kokë birin e tyre, duke ia shuar jetën në moshën më të mirë.
Përveç momenteve të fundit me nipin para se të nisej për veri, ai thotë se nuk mund ta harrojë asnjëherë momentin kur pas plagëve që kishte marrë, Enveri ishte munduar t’i hap sytë që për herë të fundit t’i shoh familjarët e tij.
“Ne e kemi këtë përvjetor për çdo vit e presim këtë ditë të tij, nuk kemi ndermen as të largohemi e as ta harrojmë. Ende na duket sikur të kishte ndodhur sot vdekja, sa herë të përsërisim përvjetorin e tij ne vetëm më freskët na vjen vdekja e tij. Kur e kemi marrë vesh ne rastin i kemi përjetuar shumë vështirë. Neve na erdh lajmi prej policisë tonë që Enveri është plagosur në kufi. E kemi pyetur se a ka vdekur djali a është gjallë, por është në spitalin e Mitrovicës. Kur shkuam aty gjallë e gjetëm, nuk mundi të flas, ishte plagosur keq në fytyrë. Është munduar që t’i hap sytë, atë rast nuk e harrojmë asnjëherë”, rrëfen xhaxhai i tij.
Ai tregon se që nga fëmijëria, Enveri e kishte dashur shumë uniformën e Republikës së Kosovës.
Ai ka një kërkesë për shtetin.
“Shumë e ka dashur uniformën së Policisë së Kosovës. E kemi pasur shumë të vështirë. Nga shteti kërkoj që djalin me ia punësuar me një punë të mirë, sepse ia kemi gajlen e tij”, pohon ai.
Ndryshe, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës kishte ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në veri të Kosovës në Jarinjë dhe Bërnjak.
Enver Zymberi, oficer i Policisë së Kosovës, është vrarë në përballje me një grup serbësh të armatosur në veri, gjatë operacionit të 25 korrikut të forcave kosovare për të rimarrë kontrollin në vendkalimet kufitare me Serbinë./Arbresh.info/Diellza Gashi/
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga