Google ADS

Arteta krahason Havertzin me Xhakën

14:41 | 26 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Mikel Arteta ka folur rreth shqetësimeve për fizikun e Kai Havertz, teksa ka shpjeguar dallimin mes transferimit të ri të Arsenalit dhe Granit Xhakës.

Trajneri spanjoll krijoi një mesfushë me pamje të re gjatë humbjes 2-0 të “Topçinjve” në miqësoren ndaj Manchester United, me lojtarin prej 65 milionë funtesh (84 milionë dollarë) Havertz që u rreshtua së bashku me nënshkrimet e reja Declan Rice dhe Martin Odegaard.

Atyre dukej se u mungonte forca në mungesë të Granit Xhakës, i cili iu bashkua Bayer Leverkusen në një marrëveshje me vlerë 21 milion funte në fillim të kësaj vere, me Havertz veçanërisht të paefektshëm gjatë rrjedhës së ndeshjes.

Megjithatë, Arteta është i bindur se Havertz mund t’i japë Arsenalit diçka ndryshe.

“Ne duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur, por një vit më parë Graniti nuk mund të luante kurrë si mesfushor sulmues. Është hera e parë që ne luajtën me katër lojtarë brenda dhe tre prej tyre nuk kishin luajtur kurrë bashkë, pra: qetësi. Ditë pas dite, vazhdoni të bëni gjërat e duhura dhe jepuni njerëzve mundësinë të vendosen dhe ne do të jemi mirë. Ju përdorni fjalën “fizik”, por nëse i vendos Granitin dhe Kain [së bashku] kush është më fizik? Granit? Po? Havertz është 1.91 metra. Varet se çfarë është fizike. Fizike është të vraposh, të vraposh pas, të vraposh përpara, të prekësh, të mbrosh. Ai do të përshtatet me cilësitë që kemi me siguri dhe e mira është se kemi opsione në mesfushë. Kur duam që një lojë të bëhet më fizike, ne kemi mundësitë të jemi shumë, shumë fizikë, kështu që kemi opsionet e duhura”.

Arsenali do të rikthehet në aksion kundër Barcelonës në miqësoren e radhës parasezonale të enjten në stadiumin “SoFi” në Los Angeles./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme