Mehaj: Ushtria jonë është duke u pajisur me teknologjinë e fundit të armatimit

14:21 | 26 Korrik 2023
E.K

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është duke qëndruar në vizitë zyrtare në Turqi.

Nga atje, Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ngritja e kapaciteteve të Republikës së Kosovës në fushën e mbrojtjes është një prioritet dhe pikërishtë në këtë është e fokusuar qeveria.

“Ngritja e kapaciteteve tona në fushën e mbrojtjes është njëri nga prioritetet tona të cilit i kemi kushtuar rëndësi të veçantë’, ka bërë të ditur Mehaj, raporton Arbresh.info.

Ai, gjithashtu tregon se blerjet shtet me shtet nga Republika e Turqisë kanë qenë produktive, më të shpejta dhe më të sigurta.

“Takimi me presidentin e industrisë së mbrojtjes së Republikës së Turqisë, z. Haluk Görgün, blerjet shtet me shtet nga Republika e Turqisë kanë qenë produktive, më të shpejta dhe më të sigurta, prandaj bashkëpunimi ynë në këtë aspekt, do të vazhdoj edhe në të ardhmen”, shtoi Mehaj.

Ndër të tjera Mehaj, përmend se blerjet e Republikës së Kosovës do të jenë gjithmonë në koordinim me partnerët tanë dhe sipas standardeve të NATO-së. Ai gjithashtu shton se ushtria e Kosovës është duke u pajisur me teknologjinë më të fundit të armatimit.

“Blerjet tona do të jenë gjithmonë në koordinim me partnerët tanë dhe sipas standardeve të NATO-së. Ushtria jonë është duke u pajisur me teknologjinë e fundit të armatimit për qëllime mbrojtëse”, përfundoi Mehaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme