Google ADS

Nesër i jepet lamtumira e fundit profesorit dhe dramaturgut, Haqif Mulliqi

13:26 | 26 Korrik 2023
K.B

Dje ka ndërruar jetë profesori dhe dramaturgu, Haqif Mulliqi.

Të afërmit e të ndjerit kanë bërë me dije se nesër ( e enjte) do të bëhet varrimi i tij në orën 15:00 në varrezat e kryeqytetit.

“Mbledhja Komemorative në nder të bashkëshortit, babit, vëllait, mikut e profesorit Haqif Mulliqi, i cili na la papritur, do të mbahet të Enjten, me 27 korrik 2023, nga ora 13:00 ne Bibliotekën Kombëtare. Ndërsa, ceremonia e varrimit, do të mbahet ditën e njëjtë, nga ora 15:00, në varrezat e kryeqytetit. Për ngushëllime dyert do t’i hapim me 28,29 dhe 30 Korrik – në Hotel Grand, nga ora 08:00 deri në ora 13:00”, thuhet në njoftimin e vajzës së të ndjerit, Getoarbe Mulliqi, shkruan Arbresh.info


Haqif Mulliqi ka vdekur në moshën 63-vjeçare.

Veprimtarinë e tij si gazetar e kishte filluar në gazetën Bota e Re, (1983 – 1990), duke vazhduar në gazetën Fokus në Kroaci (1992), gazetën Potlet në Zagreb (1988 -1991), e më pastaj edhe si redaktor e korrespodent edhe në shumë gazeta e revista të tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Mulliqi gjithashtu ishte profesor në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Filologjisë në Departamentin e Gazetarisë, si dhe në Fakultetin e Arteve.

Ai la pas vetes një krijimtari të gjerë në gazetari, publicistikë e dramaturgji. Gjithashtu, kontribut të jashtëzakonshëm, Mulliqi ka dhënë gjatë viteve 1998-99, në raportimin gjatë luftës në Kosovë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme